Prezantim me shejkh Abdullah en-Nexhmi

Atë që e udhëzon Allahu ska kush që ta humbë dhe kush humb nuk ka udhëzues për të. Dëshmoj se se nuk të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. E më pas:

 

O ju vellezër të nderuar, vërtet kjo është mundësi e mire që të takohem me ju në këtë mësim dhe e lus Allahun Xhel-le ue A’ala që të na bashkojë me ju në dynja në bindje ndaj Tij dhe në Akhiret në Tokën e Nderit. O vëllezër për hir të Allahut, vërtet që ne e kemi detyrë që ta lavdërojmë Allahun që na dha mirësinë e të qënurit në Islam, kjo është mirësia më e madhe, dhe begatia më e madhe që Allahu i dha robit, ngaqë Allahu të udhëzoi tek kjo fe, kurse me miliona të tjerë në dynja janë çifutë, kristianë, mexhusij, apo hindu apo në fetë e tjera të devijuara. Kurse ty te udhëzoi Allahu. Gjithashtu, prej mirësive është që Allahu i Lartësuar të dha sukses në pasimin e Sunetit të Pejgamberit të Zgjedhur – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, sepse kjo është një mirësi madhështore, po ashtu. Prandaj, është obligim që ta falenderojmë Allahun e Lartësuar për këtë, sikurse ka thënë Allahu Xhel-le ue Alaa:

 

“Porse Allahun adhuroje dhe ji prej mirënjohësve.”

 

Ka thënë Imam Ibnul-Kajjim rahimehullah: “Kulmi i falenderimit është Teuhidi.”

 

Dhe ka thënë i Përsosuri nga çdo e metë: “Dhe falenderoni për mirësitë e Allahut, nëse jeni adhurues të Tij.”

 

Ka thënë Allahu Azze ue Xhel-le: “Le të adhurojnë Zotin e Qabes i cili i ushqeu ata kur ishin të uritur dhe i siguroi ata prej frikës.”

 

Dhe ka thënë Allahu i Lartësuar: “Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet.”

 

Pra, dërgimi i Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është mirësi e madhe dhe suneti i tij është mirësi e madhe për atë që Allahu i Lartësuar i ka dhënë sukses që ta ndjekë atë. Prandaj, nuk e di se cilën nga këto dy mirësi të gëzohem më shumë: që më udhëzoi Allahu në Islam apo që më udhëzoi në Sunet. Ngase shumë prej njerëzve të Islamit e kundërshtojnë rrugën e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –.

 

Kush e ndjekin Sunetin dhe rrugën e drejt, është udhëzuar në Sunetin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –.

 

Prandaj, ka thënë Allahu i Lartësuar: Dhe kjo është rruga Ime e drejtë, prandaj ndiqeni atë. Dhe mos ndiqni rrugët e tjera…” (pra, bidatet dhe dyshimet) Dhe mos ndiqni rrugët e tjera, të cilat u largojnë nga rruga e Tij. Kjo është ajo që u porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.”

 

Pra, u porosis që të ndiqni Sunetin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe të ecni në menhexhin e Selefëve tanë të mirë, dhe të keni kujdes të mos e kundërshtoni urdhërin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – .

 

Ka thënë Allahu -Azze ue Xhel-le:” Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij, që të mos i arrijë ndonje sprovë apo që të mos i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.”

 

Dhe ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Kapuni pas sunetit tim dhe sunetit të khalifëve të udhëzuar dhe udhëzues që do të vijnë pas meje – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –shtrëngojuni pas atyre të dyjave me dhëmballë” Kapuni pas Sunetit, pasi kapja pas Sunetit është shpëtim nga humbja, siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “U kam lënë diçka, që nëse kapeni pas saj nuk keni për të devijuar pasi unë mos të jem më: Librin e Allahut dhe Sunetin tim.” Dhe kapja pas Sunetit të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është shpëtim, siç ka thënë alejhis salaatu ues-selaam: “U kam lënë në një rrugë të bardhë, nata e saj është njësoj si dita e saj.”

Pra, ky është besimi i ehli sunetit dhe xhematit, e ai është grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar. Siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Do të ndahet Umeti im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha ato janë në zjarr, me përjashtim të njërës: Kush janë ata o i Dërguari i Allahut? Tha: Ata që ecin në rrugën që jam unë sot dhe Sahabët e mi.” në akijde dhe në pasimin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Dhe ka ardhur në një tjetër transmetim: “Ata janë xhemati.”

 

Jini të zellshëm në kapjen pas Sunetit – Allahu u bekoftë – dhe të kini kujdes nga xhematet e bidatit dhe hizbijatet e devijuara, të cilat e kanë përzier të vërtetën me të pavërtetën, dhe i kanë pështjelluar njerëzit.

 

Kini kujdes poashtu, nga shoqatat, interesi i të cilave është vetëm grumbullimi i parave të njerëzve dhe t’i largojnë njerëzit nga ndjekja e Sunetit dhe nga ndjekja e menhexhit të Selefëve dhe që njerëzit të ndjekin rrugën e hizbijunëve dhe fanatizmin e qortuar. Jini të zellshëm që t’i përmbaheni Sunetit, – Allahu u bekoftë – të ktheheni tek njerëzit e dijes dhe ulematë e Sunetit, të merreni me kërkimin e dijes, ta kuptoni fenë dhe të thërrisni për në fenë e Allahut me dije, larg prej hizbijateve të shpikura, apo xhemateve të devijuara, e mos iu përgjigjni njerëzve të sherrit dhe bidatit dhe [fjalë e paqartë] dhe as mos anoni nga ata.

 

Ka thënë Allahu i Lartësuari: “Dhe mos anoni nga ata që bëjnë zullum, përndryshe do t’u djegë zjarri.”

Përpiquni të merrni dije, duke filluar me akijden, tefsirin, sunetin, fik`hun në fe dhe në shkenca të tjera të dobishme. Përpiquni shumë në kërkimin e dijes, përpiquni në thirrjen për tek Allahu sipas dritës së rrugës së Selefëve tanë të mirë. E lus Allahun -Xhel-le ue A’ala- me Emrat e Tij të bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta, që të na jape ne dhe juve dije të dobishme dhe vepra të mira, e sinqeritet në fjalë  dhe vepra. Lavderimet dhe bekimet e Allahut, qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe të gjithë Shokët e tij. Allahu u dhëntë jetë!

 

Allahu ua shpërbleftë me të mira shejkhu ynë.

 

U falenderojmë për këtë këshillë me vlerë dhe dëgjohemi në takimin e ardhshëm, inshaAllahu Te’ala.

 

Me lejen e Allahut. Allahu u dhëntë jetë!

 

Allahu u dhëntë jetë shejkhu ynë.

 

Esselamu alejkum!

 

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

 

Arabisht: Prezantimi i pare me shejkh Abdullah en Nexhmi

You may also like...