“A e thërrasin gratë ezanin dhe ikametin?” – Shejkh Ebu Hazim el Kahiri

Audio arabisht

Pyetje:
Kemi një pyetje rreth fik’hut, (pyetësi) thotë: “A e thërrasin gratë ezanin dhe ikametin?” Allahu ju bekoftë.
Përgjigje:
Përgjigja është: po, porse më kushte. Pra, gratë kanë ikamet dhe ezan për shkak të bazës (asl). Porse kushti për atë është që gruaja të jetë me motrat e saja prej grave, dhe të mos jetë asnjë burrë me ta. Dhe nëse e thirr ezanin apo e thërret ikametin, e thërret atë aq sa ta dëgjoj veten e saj dhe ta dëgjojnë motrat e saja.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...