MARRJA E LEKËVE NGA SHOQATAT – SHEJKH EBU HAZIM EL KAHIRI

Pyetje:

Kjo është një pyetje nga Shqipëria thotë: E dijmë të gjithë se lekët e shoqatave hizbijeh kanë ndikim në shthurjen e besimit dhe mund të shpie në mënjanimin e selefijve nga rruga e drejtë. A janë këto lekë në vetvete haram? Dhe selefiju qe i merr këto lekë, a bie tek kërcënimi i mos-pranimit të duasë? Po. Kjo është pyetja e parë.

Përgjigje, Shejkh Ebu Hazim:

Përgjigja – Allahu ju bekoftë – është se këto lekë nuk lejohet marrja e tyre, nëse janë prej shoqatave hizbijeh dhe nëse janë nga shoqatat në përgjithësi, atëherë nuk lejohet marrja e tyre, ngase janë bashkëpunim për në mëkate dhe armiqësi. Siç theksoi pyetësi, pa dyshim se kjo shpie në ndryshim të menhexhit, dhe shpie tek devijimi i zemrës , ngase bamirësia e bidatciut ndikon tek selefiju tej mase, dhe selefet shume i largoheshin kësaj. Andaj, ne e kemi për detyrë që të kemi kujdes dhe e kemi për detyrë që të largohemi nga kjo rrugë – Allahu ju bekoftë –.

Përktheu Jeton Shasivari

https://app.box.com/s/50lecxktzigshp58b0g7

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *