Në lidhje me Arrestimin e Tekfircave – Ebu Hazim el Kahiri

 

Burimi: https://ia600809.us.archive.org/35/items/AbuHazimMeRastinEVdekjesSeShejkhZejdElMedkhalij/ne%20lidhje%20me%20arrestimin%20e%20tekfircave.mp3

Pyetje:

Këtu te ne, në Shqipëri, ka ndodhur që autoritetet i kanë kapur, d.m.th i kanë burgosur disa tekfirca, nga ata të cilët thërrasin për në kryengritje ndaj prijësave muslimanë, ata shajnë dhe fyejnë dijetarët, dijetarët selefij. Elhamdulilah, shteti i ka arrestuar dhe ata pretendojnë Selefizmin, thonë: “Ne jemi selefij.” Andaj, cili është qëndrimi i selefiut të vërtetë dhe si distancohet nga ata që pretendojnë Selefizmin?

 

Përgjigje, Ebu Hazim el Kahiri:

Kjo është sipas gjendjes që është tek juve – barek Allahu fijk –. Nëse ekziston ndonjë mënyrë e veçantë për shfaqjen e distancimit, me një metodë e cila nuk të shpie në dëm, kështu që ju jeni më të ditur për gjendjen tuaj. Në qoftë se ka ndonjë sqarim që mund të përhapet (fjalë e paqartë) dhe se kjo nuk shpie te ndonjë dëm, atëherë kjo është ajo që kërkohet, në mënyrë që të qartësohet qëndrimi juaj dhe të mos ekzistojë urrejtje nga ana autoriteteve kundër jush.

Por, nëse kjo gjë nuk është e ligjshme, atëherë ju rrini në atë gjendje që jeni, dhe thirrni për te Allahu sipas mundësisë suaj. Kështu që, nëse autoritet ju marrin në pyetje , ju e sqaroni hakun dhe mbaroi kjo punë me kaq – in sha Allah -.

Përktheu: Jeton Shasivari.

You may also like...