KUJDESTARI PËR MARTESE – SHEJKH ABU HAZIM EL KAHIRI

Pyetje:
Pyetja tjetër thotë: një vëlla selefij dëshiron të propozojë për martesë një motër selefijeh, porse babai i saj është Sufij, ka bidate të kufrit, dhe vëllezërit e saj janë bidatçijtë përveç më i vogli i tyre, ai është selefij. Andaj, a lejohet që ky ta shoh atë në prezencë të vëllait të tij të vogël dhe kush është kujdestari i saj nëse ky do të bëjë kurorëzim me të?
Përgjigje, Shejkh Ebu Hazim:
Përgjigja, në realitet, është se këshillojë këtë vëllain tonë që të mendojë mirë, ngase motra edhe në qoftë se është selefijeh, por pa dyshim se familja e saj do të ketë ndikim tek ai (dhëndri), dhe pa dyshim se ai pas kësaj (martesës), do te këtë marrëdhënie me ta, do të ketë afërsi dhe vizitë, si dhe gjëra të ngjashme. Kështu që, e këshilloj pyetësin fillimisht që të reflektojë për këtë çështje, dhe e lus Allahun e Lartësuar që të më jep sukses mua dhe atij dhe qëndrueshmëri.
Në qoftë se ai, patjetër, do që ta vazhdojë këtë çështje (për t’u martuar me të) – insha Allahu Te’ala – pra, çështja e shikimit (të vajzës), nëse me shikimin ka për qëllim propozimin për martesë, nuk ka problem për këtë – insha Allahu Te’ala – porse ky (takim), duhet te jetë në prezencën e një mahremi të rritur, te jetë me vëllain e saj të vogël, nëse ky vëllai i saj është i rritur, atëherë i takon atij kjo gjë, e nëse është i vogël, nuk është i rritur, atëherë atij nuk i takon kjo gjë.
Ndërsa, për sa i përket kujdestarit, në qoftë se babai i saj është i arsyetuar me injorancën e tij apo interpretimin i tij (ndaj Islamit), apo gjëra të ngjashme, atëherë lejohet që ai te jetë kujdestari i saj, dhe bidati i tij që ka kufër, nuk e ndalon atë nga kjo gjë. Porse nëse këtij babait i është ngritur argumenti, apo gjëra të ngjashme, atëherë në këtë rast, e merr përsipër çështjen e saj njëri prej vëllezërve të saj. Po.

Përktheu: Jeton Shasivari

https://app.box.com/s/4mwv3blxkauezxomz5ua

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *