A e thërrasin gratë ezanin dhe ikametin? – Ebu Hazim el Kahiri

Burimi: http://www.abohazm.com/play.php?catsmktba=1204

Pyetje 4:
Kemi një pyetje rreth fik’hut, (pyetësi) thotë: “A e thërrasin gratë ezanin dhe ikametin?” Allahu ju bekoftë.
Përgjigje:
Përgjigja është: po, porse më kushte. Pra, gratë kanë ikamet dhe ezan për shkak të bazës (asl). Porse kushti për atë është që gruaja të jetë me motrat e saja prej grave, dhe të mos jetë ndonjë burrë me ta. Dhe nëse e thërret ezanin apo ikametin, e thërret atë aq sa ta dëgjoj veten e saj dhe ta dëgjojnë motrat e saja.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...