Puna në nje fabrikë veshjesh – Ebu Hazim el Kahiri

Burimi: http://www.abohazm.com/play.php?catsmktba=1204

Pyetja 3:
Një pyetje tjetër, ky pyetës thote: Unë punoj në një fabrikë – elhamdulilah – dhe aty nuk ka përzierje, punoj në repartin e qepjes dhe kohën e fundit kemi filluar të punojmë në repartin e qepjes së shamive dhe teshave, porse ato janë të shkurtëra disi dhe me ngjyra të ndryshme, dhe jam në dijeni se këto tesha do t’i veshin gratë jashtë shtëpie. Tani në vendin tonë kemi krizë ekonomike, dhe (vështirësi) për t’u kapur pas fesë. Shpresojmë tek këshilla juaj, a ta vazhdojë të punojë në këtë vend apo  të kërkojë një punë tjetër?

Përgjige nga Ebu Hazim el-Kahiri:
Jo – Allahu të bekoftë – mos kërko punë tjetër. Puna jotë është e lejuar – in sha Allah -. Kundërshtimet aty janë shumë të pakta, por këshilla e përgjithshme bazohet tek parimi i përgjithshëm: “Ki frikë Allahun aq sa ke mundësi.”
Ti e ke për detyrë që të këshillosh dhe të kesh mardhënie të mira aq sa ke mundësi. Sa për teshat e grave, ki zell gjithmonë që të largohesh (nga qepja e teshave) me ngjyra të hapura që bien në sy dhe që kanë zbukurime, përpiqu për këtë. Po ashtu, përpiqu që teshat e grave të jenë më të gjata – dhe kjo gje duhet patjeter, natyrisht. Ki frikë Allahun aq sa ke mundësi, Allahu të dhëntë sukses.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...