A lejohet të këshilloj rreth menhexhit Selefi njeriu i thjeshtë? Ebu Hazim el Kahiri

Burimi: http://www.abohazm.com/play.php?catsmktba=1204

Pyetja 6:
A u lejohet njerëzve të thjeshtë – të cilët nuk kanë dije – që t’i këshillojnë të tjerët në lidhje me dyshimet që i kanë rreth menhexhit selefij?

Përgjigje:
Po, lejohet me aq sa dinë ata, nëse çështjet janë të qarta, siç është të folurit për grupacionet dhe xhematet dhe rebelimi ndaj prijësave si dhe (çështjet) e tekfirit. Ndërsa në lidhje me çështjet e paqarta dhe të imëta, siç është shpallja për bidatçi të disa njerëzve të cilët i atribuohen sunnetit, atëherë për këtë nuk flet njeriu i thjeshtë porse ai përcjell fjalët e dijetarëve.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...