A merret mësim në qëndrat fetare të cilat kërkojnë lek për administrimin e tyre? Ebu Hazim el Kahiri

Burimi: http://www.abohazm.com/play.php?catsmktba=1204

Pyetje 7:
Ky pyetës thotë: në vendin tonë, në një fondacion, ka profesorë të cilët kërkojnë lek nga nxënësit për shkak të administrimit të këtij fondacioni bamirësie. Andaj, a na lejohet neve që të shkojmë e të mësojnë, të përfitojmë prej këtij fondacioni?

Ebu Hazim: Pra, ky fondacion mban mësime?

Pyetësi: Profesorët për shkak të mësimdhënies kërkojnë lek prej atyre që shkojnë, d.m.th për shkak të mbajtjes së mësimeve dhe thonë se (këto lek që i marrim) janë për çështjes e administrimit dhe mirëmbajtjes.

Ebu Hazim: Pra, tek ky fondacion kush mban fjalim, d.m.th çfarë është ajo që u mësohet aty?

Pyetësi: Jo! Thuhet se janë fondacione fetare, qendra.

Ebu Hazim: Janë sikur qendra Islame?

Pyetësi: Po.

Ebu Hazim: Atëherë, nuk ka problem – insha Allahu Te’ala – nëse aty mësohet akideja e saktë dhe menhexhi i shëndoshë. Nuk ka problem – insha Allahu Te’ala – edhe në qoftë se kërkohen lek, – insha Allahu Te’ala – ska problem.
Por, nëse aty mësohen gjëra që janë largë akides së saktë dhe menhexhit të shëndoshë, atëherë nuk lejohet që të mësohet në atë vend.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...