Këshillë për prindërit të cilët nuk i këshillojnë fëmijët e tyre për të mësuar shkencat e fesë? Ebu Hazim el Kahiri

Burimi: http://www.abohazm.com/play.php?catsmktba=1204

Pyetja 8:
Cila është këshilla juaj për prindërit të cilët nuk i këshillojnë fëmijët e tyre për të mësuar shkencat e fesë?

Përgjigje:
I këshillojmë ata prindër që ta kenë frikë Allahun për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre, ngase mësimi i shkencave Sheriatike është nga obligimet më të mëdha ndaj njeriut. Çdo musliman e ka për detyrë që ta mësojë Teuhidin dhe Akiden e saktë si dhe dispozitat praktike siç janë pastërtia (tahara), namazi, agjërimi dhe gjëra tjera, të cilat i ka obligim t’i mësojë.

Allahu i Lartësuar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَارًا
“O ju që keni besuar! Ruani veten tuaj dhe familjet tuaja nga zjarri.” et-Tahrim, 6

Dhe Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

كُلُّكُمْ رَاعٍ، وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ
“Çdo njëri prej jush është kujdestar, dhe çdo njëri prej jush është përgjegjes për atë që është nën kujdestarinë e tij.”

Kështu që, i këshillojmë ata prindër që ta kenë frikë Allahun dhe të mos i ndalojnë fëmijët e tyre nga kërkimi i dijes sheriatike, sepse ata më këtë gjë (që po bëjnë), do të përballen me një përgjegjësi para Allahut të Lartësuar.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...