Përgjigje ndaj fanatikëve të shoqatave të cilët i etiketojnë Selefitë me Hadadije – Shejkh Ebu Hazim el Kahiri

Pyetja e parë nga Belgjika, thotë:
Drejtuesit e disa shoqatave të themeluara në emër të selefizmit në Evropë dhe gjithashtu disa që dalin në krye të davetit kanë filluar nje fushatë të ashpër kundër vëllezërve selefi, që përhapin fjalët e dijetarëve që i ndalojnë shoqatat, siç është: Shejkh Rabij, Shejkh Mukbil, Shejkh Albani si dhe të tjerë, duke i akuzuar ata…

Ebu Hazim el-Kahiri:

Përgjigja është: së pari në lidhje me çështjen e shoqatatve. Është njohur tek fetvat e dijetarëve të lartpërmendur dhe të tjerë se ato (shoqatat) janë prej çështjeve të ndaluara (haram), ngase sjellin përçarje dhe mospajtime, dhe se në to ka kundërshtime të cilat nuk mund t’i evitosh dhe gjithashtu për shkak të hizbijes të qartë dhe përçarjes së fjalës (bashkimit) të muslimanëve.

Këto janë të gjitha çështje e obligojnë ndalimin e tyre siç e ka përmendur Shejkh Mukbili  -Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – ne mund t’i arrijmë të mirat që janë (te këto shoqata) nëpërmjet mënyrave të tjera. Kjo është një çështje që mund të realizohet – e gjithë lavdia i takon Allahut të Lartësuar – , edhe pse dallon nga një vend në tjetrin, ashtu siç dihet.

Si përfundim, mendimi për ndalimin e shoqatave është një mendim i saktë dhe është mendimi që është i mbeshtetur mbi argumente, dhe dijetaret që e kanë lejuar, ata e lejojnë porse me kushte: që mos të ketë kundërshtime. dhe kjo është thuajse është paimagjinueshme në një shoqat prej shoqatave duke u argumentuar me atë që po ndodh aktualisht.

Ai që i largon (njerëzit) nga selefijt për shkak të fjalëve të tyre për këtë çështje (ndalimin e shoqatave), i thuhet atij:

هَاتُوا بُرْهَانَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
°Silleni argumentet tuaja nëse jeni të vërtetë.” el-Bekare, 111

Na vërtetoni neve me argument se shoqatat janë hallall dhe se nuk kanë kundërshtime (ne Sheriat), ama të na nënçmoni neve vetëm se kemi thënë fjalen e Hakut, atëherë kjo është një vepër jo e saktë dhe është vepër e gabuar, dhe të nënçmoni neve se jemi Haddadij, e gjithë kjo eshte injorancë dhe devijim.

Dhe ai që flet kështu nuk e njeh realitetin e Haddadive, as realitetin e selefive dhe i kerkojme Allahut të Lartësuar të na udhezojë të gjithëve në atë që është hak.

Përktheu Jeton Shasivari

You may also like...