Tezkija e Shejkh Zejdit dhe Shejkh en-Nexhmit për Shejkh Muhamed Akurin

Autor: Shejkh Feuaz el-Medkhalij

 

Pyetësi thotë:

Kemi parë disa dijetarë që i keni atje që marrin pjesë në seminarin “el-Kar’auij” dhe kanë aktivitete ne Xhezan, porse nuk janë të njohur për mësime dhe ligjërata në rrjetin e internetit, ata janë: Shejkh Muhamed bin Muhamed ‘Akur, Shejkh Jahja Talibij dhe Shejkh ‘Uthman el-Hamelij, pra këta, a janë të njohur dhe që kanë tezkija nga Shejkh Zejd el-Medkhalij – Allahu e ruajttë?

Shejkh Feuaz el-Mekdhalij:

Po! Këta, së pari…Shejkh Muhamed bin Muhamed Akur i ka kaluar të shtatëdhjetat, është një Shejkh i nderuar, i madh, i turpshëm, i edukuar dhe është një dijetar dhe është nga nxënësit më të veçantë të Shejkh Zejdit, që prej kohësh. Që prej kur e kam njohur Shejkh Zejdin vetëm se e kam parë atë të ulej tek ai. Ai ka aktivitet të madh në krahinën tonë në thirrjen për te Allahu. Ai është shumë modest dhe është shumë i lavdëruar nga Shejkh Zejdi.

Shejkh Jahja ibën ‘Abdu Talibij është djali i motrës së Shejkh Zejdit, pra Shejkh Zejdi është daja i tij. Mosha e tij është rreth të gjashtëdhjetave. Po ashtu, ai është prej nxënësve të dijes dhe ka aktivitete shumë të mira. Po ashtu edhe Shejkh ‘Uthman el-Hamelij, ky është rreth të pesëdhjetave apo gjashtëdhjetave pak a shumë, është nga nxënësit e dijes që kanë tezkije nga Shejkh Zejdi. Të gjithë këta kanë tezkije nga Shejkh Zejdi dhe janë të njohur, nuk ka nevojë që të flitet.

Por, karakteri i krahinës tek ne këtu është se ata, së pari: nuk e duan famën e as që e kërkojnë atë dhe as që…pra ju vjen turp. Kanë turp, pra e kanë si tipar në përgjithësi, për këtë arsye nuk i sheh ata që të dalin nëpër mexhlise apo se të kërkojnë në internet ose në rrjete, porse kanë aktivitete nëpër fshatra, aktivitet shumë të madh dhe kanë derdhur mund të madh, Allahu ua shpërbleftë më të mira. Këta janë të njohur dhe janë të lavdëruar nga Shejkh Zejdi dhe Shejkh Ahmed en-Nexhmi – Allahu e mëshiroftë.

http://youtu.be/Wx_M1g4iyL8

 

Përktheu: Jeton Shasivari

You may also like...